Pique tregon se kur do të pensionohet, thotë se fanella e Barcelonës do të jetë e fundit që vesh si futbollist

Pique tregon se kur do të pensionohet, thotë se fanella e Barcelonës do të jetë e fundit që vesh si futbollist

Gerard Pique nuk planifikon të bëjë ndonjë lëvizje që do t’i siguronte shumë para në fund të karrierës.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk do të luajë futboll me fanellën e ndonjë skuadre tjetër, përveç Barcelonës.

Kështu ka bërë të ditur edhe në një prononcim të tij së fundmi, në rrjetet sociale.

“Unë do të pensionohem te Barca”, ka thënë Pique, transmeton Periskopi.

“Mund të jetë ky sezoni i fundit, po. Unë shoh vit pas viti, kështu që unë nuk mund t’iu siguroj që do të jem aty sezonin tjetër”, shtoi katalani.

“Ditën që ndihem se nuk mund t’i ndihmoj Barcës, do të pensionohem”, ka shtuar mes tjerash Pique.

Pique ka ndihmuar shumë bordin e skuadrës këtë edicion, duke qenë nga të parët që pranoi reduktim në pagë. /Periskopi/

Shpërndaje në: