Pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk iu pengon transformimi në FAK

Pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk iu pengon transformimi në FAK

Janë certifikuar 61 rekrutë të rinj nga komunitetet jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të sapo certifikuarit, janë shprehur të lumtur që i shërbejnë kësaj force, derisa thonë se nuk i pengon transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Ata, madje, ndihen mirë që do të shërbejnë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Pjesëtari më i ri i FSK-së, nga komuniteti serb Velko Çurçiq, thotë se e sheh të ardhmen në Kosovë, pasi dëshiron të punojë dhe të jetojë këtu, sepse nuk ka pengesa nga askush. Madje, fton edhe bashkëkombësit e tjerë të tij që t’i bashkohen FSK-së dhe institucioneve tjera shtetërore.

“Jo, me sa di unë jo. Ata të paraqiten në konkurse dhe të kërkojnë punë. Jo, nuk do të thosha se më pengon”, ka thënë ai, raporton kp.

Një i ri tjetër serb, Stefan Gjukiq nga Zubin Potoku e quan përvojë të mirë t’i shërbejë ushtrisë së Kosovës dhe ndihet mirë për këtë.

“Kemi kërkuar punë. Më pëlqen jeta ushtarake, babai im është polic, e dua këtë punë. Kjo është një përvojë e re, unë jam këtu për herë të parë. Është një përvojë e re”, ka thënë Gjukiq.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur hap të rëndësishëm dhe të guximshëm për karrierën dhe të ardhmen e 61 kadetëve të rinj të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Shpërndaje në: