Plagoset me armë një person në Pejë

Plagoset me armë një person në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

I njëjti bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova./Periskopi/

Shpërndaje në: