Plagoset Gucci i TikTok-ut

Plagoset Gucci i TikTok-ut

Personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

A2 CNN mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re. Sipas Policisë së Durrësit, i riu është plagosur me armë zjarri në parakrah dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Fabion Kuçi është një figurë mjaft aktive në TikTok, i njohur edhe për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Periskopi/

Shpërndaje në: