Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person ka mbetur i plagosur sonte në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Ai ka treguar se  viktima është plagosur në këmbë.

“Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast( 1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!”, tha Fazliu./Periskopi

Shpërndaje në: