Plagoset një person në Leposaviq, rasti po hetohet

Plagoset një person në Leposaviq, rasti po hetohet

Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:20, në Leposaviq.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

“Leposaviq 23.03.2023-05:20. Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shpërndaje në: