Plagosja në Mitrovicë, Policia: Rasti ka ndodhur në Zhabar, kemi nisur hetimet

Plagosja në Mitrovicë, Policia: Rasti ka ndodhur në Zhabar, kemi nisur hetimet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e plagosjes në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës  për rajonin e Mitrovicë, Avni Zahiti ka njoftuar se rasti me të shtëna ka ndodhur në fshatin Zhabar.

Ai ka bërë të ditur edhe se, i plagosuri është i moshës madhore, dhe se, janë duke u bërë hetimet.

‘’Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në  fshatin Zhabar  te Mitrovices se Jugut.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor.Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet’’, ka thënë ai./Periskopi/

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

 

Shpërndaje në: