Plani i klubeve të mëdha për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve

Plani i klubeve të mëdha për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve

Klubet më të mëdha të Evropës do të diskutojnë për ndryshimet që mund t’i bëhen formatit të Ligës së Kampionëve. Këtu theksohet propozimi për aplikimin e sistemit për promovim dhe rënie të klubeve nga Liga e Kampionëve.

Kryetari i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), Andrea Agnelli, i shkroi 232 anëtarëve të shoqatës për t’i diskutuar ndryshimet që mund t’i bëhen Ligës së Kampionëve në vitin 2024.

Klubet e mëdha të Evropës, anëtare të ECA-së, do ta mbajnë këtë takim më 6 dhe 7 qershor të këtij viti.

Në aspektin e ndikimit, Liga e Kampionëve është kompeticioni më i madh, më i mirë dhe më popullor në futbollin botëror, pa dyshim.

Për vite me radhë, ky kompeticion ka mbajtur një format të qartë dhe të qëndrueshëm, por gjërat mund të ndryshojnë në vitet e ardhshme.

Besohet se Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) do të shtyjë UEFA-në për të bërë ndryshime ‘radikale’ në konkurrim pas vitit 2024, raporton The Times, transmeton Periskopi.

ECA dëshiron të rishpall formatin e konkurrimit, i cili tani është me tetë grupe prej katër ekipesh, në katër grupe prej tetë ekipeve.

Kjo do të thotë se do të luhen 14 ndeshje në grup në vend të gjashtë për çdo ekip, i cili do të përfshijë një sistem promovimi dhe uljeje.

24 ekipet që kualifikohen nga këto grupe do të kualifikohen automatikisht për garën e sezonit të ardhshëm, që do të thotë se klubet e tjera do të duhet të luftojnë për tetë vende të mbetura.

Ramos holds aloft the Champions League trophy. Image: PA

Ekziston gjithashtu frika se UEFA do të përkulet ndaj kërkesave të klubeve më të mëdha, duke përfshirë edhe ndeshjet në fundjavë.

Me këto plane, Liga e Kampionëve nuk do kishte qëndrueshmëri dhe do kishte ulje të mëdha për interesimin e saj. Ndër të tjera klubet e vogla nuk do kenë shumë shpresa për t’u kualifikuar, përveç nëse tregohen tejet të suksesshëm për një periudhë më të gjatë kohore. /Periskopi/

Shpërndaje në: