Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës
Pleurat Sejdiu është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër si kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, duke mundur kundërkandidatin dhe nënkryetarin e OMK-së, Naser Gjonbalaj.
Sejdiu kishte kaluar periudha të vështira shëndetësore disa muaj më parë, por rikthimi i tij është përshëndetur edhe nga familjarët.
Përmes një postimi në Facebook, vëllai i tij, Gent Sejdiu, e ka uruar për suksesin e rizgjedhjes.
“Para gjashtë muajve ishin momentet tua më të vështira në jetë, sot vëlla, me ndihmën e Zotit dhe shpirtit tënd luftarak, u ktheve i fuqishëm për të përjetuar këtë moment suksesi, të zgjedhësh për të tretën herë kryetar i Odes së Mjekëve të Kosovës! Puna jote dhe dedikimi yt për të mirën e qytetarëve dhe kolegëve tuaj sot e tregon këtë sukses. Mburemi me ty”, shkroi ai./Periskopi



