Po punonte pa pushim, vdes papritur 32-vjeçari pas sulmit në zemër
Një 32-vjeçar, programues në Kinë, po punonte në shtëpi më 29 nëntor kur papritmas u ndje keq dhe më pas i ra të fikët.
Familja e tij e dërgoi me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekët, Gao Guanghui vdiq.
Sipas raportimeve të mediave në Kinë, ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Gao ishte ngritur në detyrë si menaxher departamenti dhe kishte punuar me orë të gjata deri në ditën e vdekjes.
Edhe pse po luftonte për jetën, Gao ishte shtuar në një grup të ri bisedash pune duke i kërkuar atij të merrej me çështjet e punës.
Tetë orë pasi kishte vdekur, një koleg sipas raportimeve, i kishte dërguar atij një mesazh për t’i thënë se puna ishte urgjente dhe duhej ta përfundonte.
Familja beson se vdekja e tij erdhi për shkak të punës së tepërt./Periskopi/



