Pochettino shpall fituesin e Topit të Artë, injoron yjet e PSG – kjo është renditja sipas tij

Pochettino shpall fituesin e Topit të Artë, injoron yjet e PSG – kjo është renditja sipas tij

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino ka dhënë disa komente lidhur me Topin e Artë.

Favoriti për Topin e Artë këtë vit luan aktualisht te skuadra e PSG dhe kështu mendon edhe trajneri i kësaj skuadre. Lionel Messi do të dalë në vendin e parë, sipas trajnerit Pochettino.

Megjithatë, ajo që befason të gjithë është anashkalimi i Kylian Mbappe e Neymar JR.

Në vendin dy dhe tre pas Lionel Messit, Pochettino beson se do të renditen Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

A e meriton Messi? Edhe nëse nuk e stërvit atë, pa dyshim. Unë do të vendosja Lewandowskin në vendin e dytë dhe në vendin e tretë Cristiano Ronaldo, i cili është mbresëlënës për mentalitetin, pasionin dhe dashurinë e tij për futbollin” ka thënë argjentinasi Pochettino, transmeton Periskopi.

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë emra që favorizohen nga të gjithë, por ka edhe nga ata që besojnë se Jorginho mund të marrë vota mjaftueshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: