Pogba përfshihet në një grindje me Rudiger, ky i fundit e kafshon lojtarin

Pogba përfshihet në një grindje me Rudiger, ky i fundit e kafshon lojtarin

Qendërmbrojtësi gjerman Antonio Rudiger po përballet me akuza se ai kafshoi francezin Paul Pogba gjatë ndeshjes së Euro 2020 midis dy vendeve.

Njeriu i Manchester United ishte në formën më të mirë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së grupit F me pasimin e tij të lezetshëm t drejt golit të hapjes – me Mats Hummels që u ktheu topin në rrjetën e tij gabimisht pas krosimit të Lucasit.

Sidoqoftë, nga fundi i pjesës Pogba u përfshi në një grindje me yllin e Chelsea, Rudiger.

Mbrojtësi i shkoi Pogbas nga prapa dhe duket se po i fliste kur u kap nga kamerat televizive duke lëvizur gojën drejt shpatullës së mesfushorit.

Shpërndaje në: