Polici kosovar në Veri sheh disa persona duke u rrahur, mundohet t’i ndajë por bëhet për spital

Periskopi.com Lajme

Një polic kosovar që ishte jashtë detyrës e ka pësuar keq në Mitrovicë të Veriut edhe pse po e bënte një veprim mjaft të mirë.

Polici që ishte jashtë detyrës zyrtare ka parë disa persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin.

Ai ka intervenuar dhe gjatë këtij intervenimi ka pësuar lëntime trupore dhe është bërë për spital, njofton Policia, përcjell Periskopi.

Një i mitur ka arritur të ndalet nga Policia dhe të intervistohet nga zyrtarët policorë.  

Statusi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Mitrovicë Veri, 09.10.2021 – 22:00. Është raportuar një përleshje mes disa personave,  aty ka intervenuar një zyrtar policor mashkull kosovar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar i mitur është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: