Polici i Kosovës që ka 10 banesa, 4 shtëpi, 11 vetura, lokale, …

Polici i Kosovës që ka 10 banesa, 4 shtëpi, 11 vetura, lokale, …

Për më tepër, ai ka deklaruar më shumë pasuri se drejtori i tij Shpend Maxhuni, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, si dhe vet kryeministri Isa Mustafa, shkruan portali ‘INFOKUSI.COM’.

Sipas pasurisë që ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), Elshani i posedon 10 banesa, 4 shtëpi, dyqane, zyra administrative, tokë bujqësore, vlera e përgjithshme e së cilave kalon shifrën prej rreth 1.5 milionë euro, raporton ‘INFOKUSI.COM’.

Elshani poashtu i ka deklaruar se i posedon 11 automjete, përfshirë këtu automjete të markave si: ‘Mercedes’, ‘Audi’, ‘VW’, ‘Kamioneta;,…

Paga e tij vjetore në Policinë e Kosovës është rreth 10 mijë euro dhe 2700 euro të tjera i merr si pension invalidor, përderisa pagën e bashkëshortes në prokurori e ka deklaruar 3200 euro në vit.

Ndërsa të hyrat vjetore të prindit, nga biznesi privat, si dhe paga nga Ministria e Shëndetësisë, Elshani i ka deklaruar 260 mijë euro.

Në anën tjetër, pasuria e paluajtshme e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është rreth 200 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend. (http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Qeveria/Ministria_e_Puneve_te_Brendshme/Shpend_Maxhuni.pdf).
Ndërsa ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka 470 mijë euro patundshmëri dhe mbi 5000 euro para tdhe mbi 5000 euro para të gatshme në bankat komerciale në vend. (http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Qeveria/Ministria_e_Puneve_te_Brendshme/Skender_Hyseni.pdf).

Shpërndaje në: