Policia bastis dy lokacione në Skenderaj, dy të arrestuar

Policia bastis dy lokacione në Skenderaj, dy të arrestuar

Policia sot në Skenderaj ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës  të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë  një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Shpërndaje në: