Policia deklarohet për dhunën në reality show “It’s My Home”

Policia deklarohet për dhunën në reality show “It’s My Home”

Policia e Kosovës është deklaruar pas dhunës së shfaqur në reality shoë “It’s my home”.

Në përgjigjen e dhënë për Periskopin, Policia ka bërë të ditur se është në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore.

“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në këtë reality show, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasë skena të dhunës fizike ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati të ashpër.

Skandal në “It’s my home”, ushtrohet dhunë fizike ndaj një vajze , kërkohet ndërhyrja e policisë

 

 

 

Shpërndaje në: