Policia e konfirmon: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje

Policia e konfirmon: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje

 Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Këtë e ka konfirmuar Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

Vetura e Policisë së Kosovës e vendosur pranë zyrës qendrore të LDK-së në Prishtinë

Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së.

Shpërndaje në: