Policia e Kosovës arreston 26 gjakovarë

Policia e Kosovës arreston 26 gjakovarë

Me datën 28.12.2021, rreth ores 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit.

Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë (26) persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.

Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.

Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm”

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: