Policia e Kosovës e shpalli në kërkim, por a e din se ‘tiktokeri’ Fire gjendet në burg të Francës?

Policia e Kosovës e shpalli në kërkim, por a e din se ‘tiktokeri’ Fire gjendet në burg të Francës?

Sot Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tiktokerit me nofkën “Fire”. Ky person dyshohet është i dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”, shkruan Periskopi.

Por, personin që Policia e Kosovës e ka shpalli në kërkim thuhet se gjendet në burg në Francë.

Komunikata e Policisë së Kosovës është vërshuar nga komente të qytetarëve nga ku njoftojnë se “Fire” është në burg.

 

Kujtojmë se Policia e Kosovës sot arrestoi një person, të njohur si “Valmir bossi”, i cili në rrjetin social TikTok ka publikuar video duke abuzuar seksualisht një të mitur, i lidhur në Tik-Tok me të dyshuarin e lartpërmendur.

 

Shpërndaje në: