Policia e Kosovës me aksion ambicioz: Kërkon parandalimin e pandemisë dy vjet pasi ajo filloi

Policia e Kosovës me aksion ambicioz: Kërkon parandalimin e pandemisë dy vjet pasi ajo filloi

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin se po zhvillon aktivitete “në funksion të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19”.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSh] e kishte shpallur Covid-19shin pandemi në marsin e vitit të kaluar, por Policia siç thotë kërkon të parandalojë atë.

Ndoshta, Policia e Kosovës ka dashur të thotë se kërkon të ulë nivelin e infeksioneve në vend.

“Ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër,  të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.” – ka deklaruar Policia, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: