Policia e Kosovës pasi u raportua se tentuan ta nxjerrin nga vetura një serb: E pavërtetë, tendencioze

Policia e Kosovës pasi u raportua se tentuan ta nxjerrin nga vetura një serb: E pavërtetë, tendencioze

Mediet serbe të afërta më pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë deklaruar se ka eskaluar paksa situata në Jarinje, me njësinë speciale të Kosovës që provoi ta tërhiqte nga vetura një serb – por i cili më pas u shpëtua nga trupat e KFOR-it.

Mirëpo, Policia e Kosovë me anë të një komunikatë për medie është deklaruar për rastin, duke thënë se shkrimet e medieve serbe janë të pavërteta dhe tendecioze.

“Një informacion i tillë, i pavërtetë dhe tendencioz ka për qëllim dezinformimin e opinionit, nxitjen dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët dhe plotësimin e ambicieve të orientuara nga politikat e ndryshme nga jashtë.”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Periskopi.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, se kinse në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe  KFOR e ka parandaluar incidentin.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, përfshirë edhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Një informacion i tillë, i pavërtetë dhe tendencioz ka për qëllim dezinformimin e opinionit, nxitjen dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët dhe plotësimin e ambicieve të orientuara nga politikat e ndryshme nga jashtë.

Referuar informacioneve zyrtare, të verifikuara mirë dhe saktë nga terreni, një rast i tillë nuk ka ndodhur fare, jo vetëm në pikën kufitare në Bërnjak por as edhe në ndonjë lokacion apo pikë tjetër kufitare, andaj kjo është vetëm një informatë e pavërtetë dhe  tendencioze.

Policia e Kosovës do të vazhdoj angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend dhe ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Mediumi serb: Policia e Kosovës provon ta nxjerr serbin nga vetura, intervenoi KFOR-i

Shpërndaje në: