Policia e Obiliqit arreston katër të dyshuar për vjedhje të rënda, tre prej tyre të mitur
Hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqit, kanë arrestuar katër persona të dyshuar, përfshirë tre të mitur, për veprat penale të vjedhjes së rëndë.
Personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që ndodhën gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia bën të ditur se hetuesit janë në koordinim me stacionet e tjera rajonale, pasi ekziston dyshimi se të njëjtit persona mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në luftimin e krimeve dhe garantimin e sigurisë për qytetarët./Periskopi/



