Policia futet në zyret e Besa Trans, del emri i pronarit të kompanisë së autobusëve

Policia futet në zyret e Besa Trans, del emri i pronarit të kompanisë së autobusëve

Policia maqedonoveriore është futur brenda ambienteve të kompanisë “Besa Trans” në Shkup pas aksidentit që i mori jetën të paktën 45 njerëzve në Bullgari.

Kompania aktualisht është e mbyllur dhe sipas gazetës bullgare, Trud, pronari i kompanisë së autobusëve është shqiptari Azdren Ziberi.

Sipas informacioneve jozyrtare, Besa Trans kishte zyra edhe në Kyustendil të Bullgarisë.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi.

Shpërndaje në: