Policia gjen 210 kg drogë në Vlorë, do të habiteni ku e kishin fshehur trafikantët (Video)
Mëngjesin e sotëm policia gjeti dhe sekuestroi 210 kg kanabis sativa në Vlorë, të fshehura në ujin e ndenjur në shtratin e Lumit Shushicq.
Për të gjetur drogën janë përdorur edhe qentë antidrogë. Me urdhër të Prokurorit të pranishëm, nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës materiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.
Ndërsa pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet për marrjen në cilësinë e provës materiale, ku me porosi të Prokurorit, grupi hetimor kreu veprimet e mëtejshme në vendngjarje. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2005966626356365/



