Policia gjen një armë zjarri në bagazhin e një gruaje në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të gjëraVe personale në bagazhin e një pasagjere në Aeroportin e Prishtinës, është hasur një armë zjarri, raporton Periskopi.
Me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Njoftimi i plotë:
Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri.
Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit.
Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.



