Policia identifikon një person në aeroport me lejeqëndrim të falsifikuar

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë, autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaportënn e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqëndrimi i një shteti tjetër.

“Zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim”, njofton policia.

“Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: