Policia jep detaje për fëmijët e djegur në Gjakovë: Zjarrfikësit na thanë se ishin karbonizuar

Policia jep detaje për fëmijët e djegur në Gjakovë: Zjarrfikësit na thanë se ishin karbonizuar

Dy fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç kanë vdekur gjatë ditës së sotme [e mërkure] pasi shtëpia ku po rrinin u kaplua nga flakët.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj, për IndeksOnline tha se dyshohet që brenda objektit kanë mbetur dy persona të mitur.

Po ashtu, ai tha se sipas zjarrëfikësve brenda gjinden dy persona të karbonizuar.

“Më datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri.

Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje  ta lokalizojne zjarrin  dhe sipas zjarrefikesave dyshohet  se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)

Ne vendngjarje jane dalur te gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit.

Per informata shtese ju njoftojme me kohë”, tha ai.

Shpërndaje në: