Policia jep detaje për sulmin seksual ndaj Nikçit: Viktima na tha se e preku në pjesë të ndryshme të trupit

Policia jep detaje për sulmin seksual ndaj Nikçit: Viktima na tha se e preku në pjesë të ndryshme të trupit

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth arrestimit të të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

”Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Ëesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit.

Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё.

Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar: F.B, lindur me 1997.

Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit  tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.”, thuhet në njoftim.

Flori Beqiraj është personi që e ka sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçin në qendër të Pejës.

Nikçi më herët e ka publikuar videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e saj në Facebook sipër videos që e ka publikuar.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupull”.

Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh për veprën penale “sulm seksual”.

 

 

Shpërndaje në: