Policia jep detaje për grabitjen në një argjendari në Prishtinë
Një argjendari në kryeqytet ka qenë sot cak i një grabitje.
Policia ka konfirmuar, teksa zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti



