Policia jep detaje për të arrestuarin në Ferizaj i cili kërkohej edhe nga Interpoli

Policia jep detaje për të arrestuarin në Ferizaj i cili kërkohej edhe nga Interpoli

Periskopi pak më parë ka raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kërkohej nga edhe nga Interpoli.

Lidhur me këtë, kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.

“Me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj të njejtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë edhe fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”, thuht në njoftimin e policisë./Periskopi

Policia arreston një person në Ferizaj, kërkohej nga Interpoli

Shpërndaje në: