Policia jep detaje për të arrestuarit në Kllokotë

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë dhe sot janë arrestuar në total pesë persona për shkeljen e ligjit të zgjdhjeve.

Sipas Policisë së Kosovës, katër të arrestuar janë nga Rajoni i Gjilanit, kurse tjetri është nga Rajoni i Suharekës.

Se si dhe pse u arrestuan ata, për Klan Kosovën ka treguar Drejtori i Informacioni në Policinë e Kosovës, Baki Kelani.

“Një rast është evidentuar të ketë ndodhur mbrëmë në Rajonin e Gjilanit, më konkretisht në Kllokotë, ku Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve ka marrë veprimet e saja duke ndaluar katër persona. Bëhet fjalë që tre prej tyre kanë qenë të angazhuar në blerje votash” .

Burimet e Klan Kosovës kanë treguar se tre nga katër të arrestuarit në Kllokotë kanë qenë me etni serbe kurse tjetri shqiptar.

Ligji për zgjedhje përbëhet nga 19 pika, disa prej tyre është fotografimi dhe shitja e votës.