Policia kap hajnin e shtëpive në Prishtinë: I gjen vegla pune si në serialin “La Casa de Papel”

Policia kap hajnin e shtëpive në Prishtinë: I gjen vegla pune si në serialin “La Casa de Papel”

Vjedhjet e shumta nëpër Kosovë po konsiderohet të jenë efekt tjetër i gjendjes së rënduar ekonomike. Së fundi, Policia ka kapur një person të dyshuar për vjedhje dhe i ka gjetur edhe veglat e tij të punës në këtë zanat.

Policia e Kosovës ka njoftuar së fundi me anë të një postimi në Facebook të tregojë se e ka kapur 48 vjeçarin me inicialet M. C. në Prishtinë.

Ai ishte shtetas i Republikës së Kosovës.

Dhe, veprat penale me të cilën është ngarkuar personi në fjalë është “dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, përcjell Periskopi.

Por, veglat e gjetura te personi në fjalë lënë shumë përshtypje.

“-Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,

-18 çelësa të modifikuar,paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës

-një pistoletë me gaz “Walter”

-dy armë metali shkrepsë,

-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim I paautorizuar I armës” etj.”

Raporti i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprat  dëmtim prone dhe vjedhje në tentativë

Prishtinë, 07 janar 2022 – Njësitet policore të stacionit  jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një  person të dyshuar për veprat Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit:

– M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit  kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:

-Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,

-18 çelësa të modifikuar,paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës

-një pistoletë me gaz “Walter”

-dy armë metali shkrepsë,

-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim I paautorizuar I armës” etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.

Shpërndaje në: