Policia kap të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në Vushtrri, i konfiskohet arma

Policia kap të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në Vushtrri, i konfiskohet arma

Një 39 vjeçar është arrestuar sot në një fshat të Vushtrrisë.

B.L, dyshohet për dy vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I njëjti dyshohet se kishte shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Drejtorisë Rajonale – Mitrovica e Jugut, kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë si:

Një (1) pushkë ajrore

Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët

Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës

Një (1) armë AK 47 me një karikator

Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm.

“Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shpërndaje në: