Policia kërcënon tifozët që shohin futboll nga interneti: Do t’i ndalim faqet në momentet vendimtare të ndeshjeve

Policia kërcënon tifozët që shohin futboll nga interneti: Do t’i ndalim faqet në momentet vendimtare të ndeshjeve

Policia do të provojë që ta ndalë transmetimin direkt të filanes së Europa Ligë prej internetit në momentet kyçe të ndeshjes, kanë paralajmëruar ata.

Fansat u paralajmëruan se vegëzat ilegale do të ndiqen gjatë kësaj ndeshjeje, dhe do të provojnë që ta ndalin në mënyrat më frustruese të mundshme, bën të ditur Independent, përcjell Periskopi.

Mesazhi vjen pasi edhe agjencitë për ruajtjen e rendit dhe ligjit por edhe kompanitë televizive po përpiqen që t’i ndalin njerëzit së përdoruri sajtet ilegale dhe të shohin pa pagesë ndeshjen.

Policia e Qytetit të Londrës tha se vegëzat ilegale ishin më popullore gjatë ngjarjeve sportive të nivelit të lartë dhe shtoi se njerëzit që përfitojnë nga kjo gjë para do të persekutohen dhe gjobiten rëndë.

“Duke e marrë transmetimin ilegal të ndeshjes, ju kurrë s’do ta dini se kur sajti do të ndalet. Mund të jetë një moment vendimtar i ndeshjes. Në fakt, agjentitë e rendit dhe ligjit dhe kompanitë televizive do të provojnë ta pikërisht atë gjë në përpjekjen që t’i ndalim njerëzit së përdoruri sajte ilegale në të ardhmen.” Tha zëvendës-shefja e inspektoratit, Teresa Russell./Periskopi

Shpërndaje në: