Policia kërkon ndihmën e qytetarëve – Na identifikoni këtë person

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve – Na identifikoni këtë person

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka publikuar një fotografi të një personi që po kërkohet për vjedhje të rëndë, raporton Periskopi.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje e rëndë”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Shpërndaje në: