Policia konfiskon dy armë në Mitrovicës, arrestohen dy persona

Policia konfiskon dy armë  në Mitrovicës, arrestohen dy persona

Polica e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në rajonin e Mitrovicës se Jugut, ka konfiskuar dy armë.

Në njoftimin e policisë është thënë se bëhet fjalë për dy raste të ndara.

Sipas policisë, për këto raste dy persona janë shoqëruar në polici.

“Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishek dhe një thikë. Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës””, është thënë në njoftimin e policisë, duke dhënë detaje edhe për rastin e dytë.

“Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës””, ka njoftuar policia./Periskopi/

Shpërndaje në: