Policia kufitare ndalon gruan me 25 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri

Policia kufitare ndalon gruan me 25 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 65-vjeçare, e cila udhëtonte drejt Greqisë pa deklaruar shumën prej 25,000 eurosh që kishte me vete.

Gjatë kontrollit në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u gjetën paratë në çantën e shtetases D.K., banore në Greqi, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku nisi procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e eurove u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për veprime të mëtejshme./Periskopi/

Shpërndaje në: