“Policia ndalon mbikëqyrësin dhe investitorin e punimeve” – Krejt çka dihet për vdekjen e punëtorit nga Drenasi në Prizren

“Policia ndalon mbikëqyrësin dhe investitorin e punimeve” – Krejt çka dihet për vdekjen e punëtorit nga Drenasi në Prizren

N.XH., rreth 40 vjeç, nga Drenasi, sot gjatë kryerjes së punimeve në një çati në Prizren, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se mbikqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar.

Të dy pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./Periskopi/

Vdes në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte

Shpërndaje në: