Policia në kërkim të serbit që u arratis nga burgu në Mitrovicë

Policia në kërkim të serbit që u arratis nga burgu në Mitrovicë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është në kërkim të të dënuarit që u arratis dje nga Qendra Korrektuese në veri të Mitrovicës.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast janë intervistuar zyrtarët korrektues.

“Mitrovicë Veri  07.08.2025 – 13:30. Raportohet se nga Qendra Korrektuese në Mitrovicë Veri ka ikur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë qendër. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët korrektues dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Periskopi

Shpërndaje në: