Policia njofton popullin: Shkuam në shkolla të Suharekës, pamë nxënës duke i grahë veturave

Policia njofton popullin: Shkuam në shkolla të Suharekës, pamë nxënës duke i grahë veturave

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin në Facebook në lidhje me një aksion që ka ndërmarrë në Suharekë.

Policia ka identifikuar vozitës pa patent-shofer duke ngasë veturën në afërsi të shkollave në qytet.

Po ashtu, Policia bën të ditur se ka parë edhe vozitës që kanë vozitur fëmijë të ulur në ulëset e përparme “në mënyrë joadekuate”, përcjell Periskopi.

“Ndaj pesë vozitësve është shqiptuar masë mbrojtëse, ndalesë dhe janë konfiskuar patentë shofer ndaj dy vozitësve në moshë minore, fletëparaqitje për Gjykatë.” – shkruan Kosovo Police.

Policia ka paralajmëruar edhe të tjera.

Komenti i plotë:

Aktiviteti i policisë në kuadër të planit të veprimit bazuar në planin operativ “Siguria në shkolla”- Suharekë

Sot, dy patrulla policore nga stacioni policor në Suharekë janë përqendruar duke vepruar afër shkollave në qytet dhe kanë identifikuar vozitës pa patën shofer duke ngase veturën dhe vozitës duke vozitur fëmijë (nxënës) në ulëset e përparme në mënyrë jo adekuate dhe në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Ndaj pesë vozitësve është shqiptuar masë mbrojtëse, ndalesë dhe janë konfiskuar patentë shofer ndaj dy vozitësve në moshë minore, fletëparaqitje për Gjykatë.

Plane veprimi do te realizohen edhe në ditët në vijim me qëllim që të kemi një siguri më të mirë afër institucioneve arsimore, një bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si partner të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë dhe eliminimin e dukurive negative për shoqërinë, e sidomos për sigurinë e nxënësve në afërsi të shkollave.

Shpërndaje në: