Policia rrethon Rektoratin e UP-së, kërcënim për sulm me bombë

Policia rrethon Rektoratin e UP-së, kërcënim për sulm me bombë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës është rrethuar nga Policia. Në adresë të rektoratit thuhet se u ka shkuar një e-mail, ku janë kërcënuar me bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të rektoratit”, ka thënë rektori Naser Sahiti për Kallxo.com

Periskopi ka provuar që të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia, por nga aty nuk janë përgjigjur.

Periskopi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij rasti.

Shpërndaje në: