Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Dy persona janë vrarë e dy janë plagosur nga armët e zjarrit në Gjilan të dielën në mesditë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e dy personave është konstatuar në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Dy të plagosurve u është ofruar ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. Nuk është njoftuar për gjendjen e tyre.

Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra. Policia e ka shpallur në kërkim për vrasjet, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij. Nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për të, pos që është publikuar një fotografi.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim./Periskopi/

 

Shpërndaje në: