Politikani anglez që largoi Britaninë nga BE, don të bëhet ambasador i Trumpit

Politikani anglez që largoi Britaninë nga BE, don të bëhet ambasador i Trumpit

Politikani anglez, i njohur për kampanjën e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, i ka propozuar Trumpit që ta emërojë atë si ambasador të Amerikës në BE

Farage, i quajtur nga Trumpi me nofkën “Mr Brexit”, ka thënë se do ta kryente mirë punën pasi për 20 vjet ka punuar si deputet europarlamentar.

Farage është shprehur fort i bindur se Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale saqë ka rezervuar një biletë aeroplani për të enjten, kur do të bëhen të ditura rezultatet e zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, krejt çka mund të them është… këto zgjedhje janë të thjeshta: do të jenë si Brexiti. Krejt varet nëse doni ndryshim, ose dëshironi të vazhdoni njëjtë si tani? Për këtë bëhet fjalë”, ka thënë Farage.

“Nëse do të më ofronte një punë, unë do të doja të isha ambasador i tij në Bashkimin Evropian. Mendoj se do të bëja punë të mirë”, ka thënë veç të tjerash politikani britanik.

Shpërndaje në: