Politikani finlandez gjendet i vdekur në ndërtesën e Kuvendit në Helsinki
Politikani finlandez Eemeli Peltonen është gjetur i vdekur në ndërtesën e Kuvendit në Helsinki të martën.
Vdekja e 30-vjeçarit, i cili ishte deputet i Partisë Socialdemokrate, ka tronditur politikën e Finlandës, me politikanë nga të gjitha anët që shprehin pikëllimin e tyre.
”Ai ishte një anëtar shumë i dashur i komunitetit tonë dhe do na mungojë thellësisht”.
”Një jetë e re ka mbaruar shumë herët”, tha Tytti Tuppurainen, kryetare e grupit parlamentar socialdemokrat, në një deklaratë, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se Parlamenti i Finlandës është në pushime verore, kryeministri Petteri Orpo ndërpreu të martën të gjitha punët politike për të nderuar kujtimin e Peltonen.
Mediat lokale thonë se autoritetet finlandeze besojnë se vdekja e tij ishte rezultat i vetëvrasjes./Periskopi/



