Politikani serb demolon kutinë e votimit në referendum, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Periskopi.com Lajme

Politikani serb Sërgjan Nogo e ka thyer kutinë e votimit duke e hedhur poshtë bashkë me votat që ishin brenda saj në një qendër të votimit për referendumin për ndryshimet kushtetuese që po mbahet në Serbi.

Nogo, ish-funksionar i partisë ekstremiste Dveri, aktin e kreu në një vendvotim në Beograd.

Ai u arrestua nga policia serbe dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, shkruan gazeta serbe, Nova.

Në të kaluarën Sërgjan Nogo kishte hedhur gurë ndaj njësiteve policore që ruanin Parlamentin e Serbisë.

Lëvizja Dveri, të cilën ai e ka përfaqësuar deri pak kohë më parë, është një subjekt politik i njohur për qëndrime ekstreme në raport me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kroacinë.