Portieri i Man City mund të bënte asistin e vitit, por Foden shpërdoroi pasimin sensacional të tij

Portieri i Man City mund të bënte asistin e vitit, por Foden shpërdoroi pasimin sensacional të tij

Ederson Moraes shquhet për lojën e mirë me këmbë, ndonëse aktivizohet si portier.

Portieri i Manchester City shpesh ka folur për mundësinë e tij që të luajë si mesfushor, madje duke thënë se do të donte që ta zëvendësonte Kevin De Bruynen.

Ai gjatë ndeshjes kundër Liverpool ka konfirmuar edhe një herë se është i mahnitshëm në lojën me këmbë, duke dhënë një pasim për Phil Foden, që edhe Xabi Alonso do t’ia kishte lakminë, shkruan Periskopi.

Ederson nxorri nga loja të gjithë skuadrën e Liverpool, me një pasim të gjatë që gjeti Phil Foden.

James Milner e kishte të pamundur të arrinte këtë pasim maestral të portierit brazilian dhe la Fodenin të vetëm 1 kundër 1 me Alisson, megjithatë, lojtari i City dështoi të gjente golin, duke çuar dëm kështu atë që mund të ishte asisti i vitit, dhe jo vetëm.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: