Portieri përjashtohet me të kuq pasi goditi brutalisht bashkëlojtarin se nuk reagoi si duhet në rastin e golit

Portieri përjashtohet me të kuq pasi goditi brutalisht bashkëlojtarin se nuk reagoi si duhet në rastin e golit

Më shpesh se jo kur skuadrat pranojnë gola, ka një lloj forme të argumentimit mes vijës defanzive, e që zakonisht udhëhiqet nga portieri.

Megjithatë, të shtunën mbrëma, portieri i Glentoranit, Aaron McCarey kaloi kufirin derisa fizikisht goditi bashkëlojtarin Bobby Burns gjatë përballjes së Premiershipit irlandez me Colerainen.

Burns, i pafat, humbi posedimin e topit në mes të fushës duke i dhënë mundësinë sulmuesit kundërshtar, Cathair Friel për të barazuar rezultatin në 2-2, kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta, transmeton Periskopi.

Tash, çdo portier normal që është i zhgënjyer kur i shënohet goli por McCarey absolutisht e humbi kokën nga gabimi i kolegut.

Portieri 29-vjeçar vrapoi me krejt qenien për ta konfrontuar Burns.

Në sekna të jashtëzakonshme, McCarey u duk se goditi mbrojtësin e majtë, duke e hedhur për tokë. Mirëpo, ai nuk e la me aq, derisa e kapi Burns për fanelle dhe e tërhoqi zvarrë në zonën e penalltisë.

Befasisht, futbollistët tjetër të skuadrës së Glentorianit u detyruan të ndërhynin.

Pasi u rikthye kontrolli mbi situatën, McCareyt iu tregua kartoni i kuq direkt nga gjyqtari. Derisa u largua nga fushë, ai u përcoll me vërshëllima nga fansat e vetë.

Duke folur për BBC Sport pas lojës, trajneri i Glentoran, Mick McDermott u përpoq ta minimizonte incidentin, duke këmbëngulur se McCarey dhe Burns e kishin lënë çështjen prapa tyre.

“Askush nuk prishet, ata janë të gjithë burra të rritur. Është një incident që nuk duhet të kishte ndodhur dhe tani ne vazhdojmë. Nuk ka asnjë lajm. Dy lojtarë u rreshtuan, ka ndodhur më parë, nuk është mirë, por ka ndodhur dhe ne levizim tutje.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: