Pozhari barazohet me Via Smithin, poston në grupin famëkeq të VV-së, sulmon AGK-në

Pozhari barazohet me Via Smithin, poston në grupin famëkeq të VV-së, sulmon AGK-në

Dhe, ja që ndodhi. Xhevdet Pozhari, analisti i njohur që mbështet Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, ka postuar në grupin famëkeq “Me Kryeministrin” i famshëm për gjuhën vulgare të urrejtjes dhe për linçimet fashiste ndaj gazetarëve.

Pozhari është bërë i barabartë me profilen e rrejshme “Via Smith”, e cila dikur e mori të drejtën e postimit në këtë faqe.

Analisti ka shkruar në grup “AGK nuk më përfaqëson mua! Liria e shprehjes është e drejtë e secilit.”

https://www.periskopi.com/mbyllja-e-grupit-famekeq-kur-profili-i-rreme-mobilizonte-vv-ne-ne-grupin-ku-postonin-deputetet-e-kurtit/

Në fakt, AGK nuk reagon siç do të duhej të reagohej ndaj sulmeve të vazhdueshme e të përditshme që bëhen nga ky grup.

Së fundi, AGK e dënoi gjuhën e linçimeve nga grupi i themeluar nga vëllai i deputetes Pacolli, dhe sulmet ndaj saj janë të tmerrshme.

 

Shpërndaje në: