Prelvukaj për formimin e Qeverisë: Problemi është te LDK dhe AAK-NISMA, po të varej prej PDK-së do e kishim zgjidhur menjëherë
Ish kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka drejtuar gishtin tek LDK e AAK-NISMA për bllokimin për formimin e qeverisë.
Ai në një intervistë për Periskopin ka thënë se po të ishte vetëm në dorë të PDK-së, kjo cështje do të zgjidhej menjëherë, raporton Periskopi.
“Po të varej prej PDK-së, ne do e kishim zgjidhur menjëherë dhe uroj ta kemi mirëkuptimin edhe partitë e tjera, mirëpo mendoj se problem është te dy partitë e tjera opozitare, dhe jo tek PDK. Megjithatë jam optimist se duke e ditur se me çka po përballet vendi dhe cfarë rreziqesh ka duke filluar nga rrënimi i standardit normal të jetesës e deri tek cdo gjë tjetërm realisht kemi çalime në diplomaci, në ekonomi, në raportet me faktorin shqiptare e tjera, e tjera”, ka thënë Prelvukaj.
VIDEO:



