Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.

 

 

 

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë këtij takimi Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

 

 

Më tutje është bërë e ditur se Osmani ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i  institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit./Periskopi/

Shpërndaje në: